KreuCelebrity

Artistja Margarita Xhepa tashmë gëzon shëndet të plotë, pas ndërhyrjes tek Spitali Hygeia!

Ikona e Kinematogarisë shqiptare e ka festuar ditëlindjen e saj të 87-të në një ambient aspak të zakonshëm, por që fatmirësisht prej aty jep një lajm të mirë…

Pak ditë më parë në media të ndryshme qarkulloi lajmi se Margarita Xhepa po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore, dhe shkak është bërë një patologji në këmbë. Rastësia deshi që sot në ditën e saj të lindjes dashamirësit e ikonës së filmit e teatrit, të mësojnë se stafi i Spitalit Privat Hygeia është kujdesur deri në detaje që operacioni në këmbë të shkojë me shumë sukses dhe tashmë Xhepa gëzon shëndet të plotë.

Pas ndërhyrjes të realizuar nga mjeku ortoped Dr. Ergys Cami, tashmë aktorja Margarita Xhepa është gati për të shkuar në shtëpi  e për të festuar me familjarë e miq ditëlindjen e 87-të.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF