Cila është fotoja më e pëlqyer e të gjitha kohërave në Facebook!!! 0

Edhe pse është postuar përpara disa vitesh ( në 2012-tën), asnjë foto tjetër nuk ka marrë më shumë Like dhe Share sesa ajo që tregon një moment përqafimi mes barak Obamës dhe bashkëshortes së tij, Michelle. Stafi i fushatës së ish presidentit amerikan e hodhi foton në rrjetet sociale në momentin e shpalljes së fitores së tij në garën për mandatin e dytë presidencial.

Fotoja e shoqëruar me mesazhin “ edhe katër vite të tjera“, u kthye në më populloren e të gjitha kohërave. Brenda një nate të vetme, ajo kishte mbledhur mbi 3,2 milionë “Like” dhe është shpërndarë 400.000 herë.

Previous ArticleNext Article