KreuCelebrity

Nënë për herë të katërt, Kim Kardashian zgjedh emrin e fëmijës

Në muajin maj ajo pritet të bëhet nënë për herë të katërt. Kim Kardashian dhe Kaney West kanë paguar sërish një nënë surrogato, për të sjellë në jetë fëmijën e tyre të katërt, që është djalë.

Në programin e Jimmy Kimmel, 38 vjeçarja rrëfeu se ka shumë mundësi që djalin ta quajnë Rob, në nder të të vëllait të vetëm të motrave Kardashian-Jenner.

“Në fakt ne e kemi një emër në mendje. Po mendoj në të vërtetë që ta quaj djalin Rob si im vëlla. Pra North, Saint, Chikago dhe Rob West, do të më pëlqente por vetëm Rob, jo Robert West”; tregoi Kim përballë moderatorit Jimmy Kimmel.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF