KreuArt

Premiera më e re e Teatrit Kombëtar “NORM DHE AHMED” vjen në datat 5-6-7 Prill!

Në orët e vona të natës, në një stacion të harruarr autobuzi në periferi të qytetit të Sidneit, jo larg bregut shkëmbor të oqeanit Paqësor, do të takohen Norm dhe Ahmed për të na treguar një histori të vjetër sa vetë historia e njerëzimit.
“Norm dhe Ahmed” është vepra që e futi autorin shqiptaro-australianin Alex Buzo, në radhën e shkrimtareve më të mirë të kontinentit australian. E shkruar me një gjuhë dhe stil ku nuk mungojnë situatat dhe batutat e humorit, ironisë dhe sarkazmës. E vlerësuar me disa çmime dhe e vendosur në disa vende të botës, kjo vepër vazhdon të mbajë hapur debate dhe diskutime të forta për temën dhe konfliktin e ashpër qe trajton.

Regjisor: Armand Bora
Interpretojnë: Gert Ferra, Lulzim Zeqja, Gladiola Harizaj
Skena & Kostumet: Romeo Çani
Perktheu: Diana Çuli

Marrë nga faqja e Teatrit Kombëtar në facebook

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF