KreuBordo Men

Akuzuesit e Michael Jackson, kanë gënjyer???

Regjizori I filmit Leaving Neverland, I cili praktikisht e shkatërronte Michael Jacksonin, ka arritur të dyshojë dhe vetë në vërtetësinë e informacioneve të paraqitura në dokumentarin e tij nga akuzuesit e superyllit. Kineasti Dan Reed pranoi përmes Twitterit se ka disa mospërputhje ne dëshmitë e njërit prej të rinjve që akuzon Michael për pedofili.

Edhe sipas gazetes britanike The Sun, James Safechuck nuk kishte sesi të ishte ngacmuar nga këngëtari në periudhat e përmendura prej tij.

I riu pretendon se ngacmimet ndodhën në vitet 1988-1992, dhe vendi I njërit prej tyre ishte një stacion treni qe Michael kishte ndërtuar për linjën e tij hekurudhore private në miniaturë. Cështja është se kjo linjë është ndërtuar në 1994-tën, pra në kohën për të cilën flet James, ajo nuk ekzistonte fare.

Fjalët e Wade Robson ndërkohë I ka vënë në dyshim dhe një pohim I nënës së tij.

Nga sa rezulton në dokumentar, Robson është sulmuar seksualisht herën e parë në 1990-tën, kur familja e tij kishte shkuar të vizitonte kanionin e Madh. Wade pretendon se prindërit e kishin lënë të rrinte tek shtëpia e Michaelit, por nëna e akuzuesit thotë se ai ka qenë se bashku me ta në ekskursionin e tyre në këtë kanion!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF