KreuCelebrity

Nuk fshihen më; Belen Rodriguez dhe Stefano de Martino sërish bashkë!

 

‘Shpërthen sërish pasioni e dashuria mes Belen Rodriguez dhe ish-bashkëshortit Stefano de Martino, e kësaj here pa u fshehur!

Çifti ka qenë para dy ditësh në një diskotekë në Milano, ku janë parë teksa shkëmbejnë puthje pasionante. Tabloidi Chi ka publikuar fotot e moderatores argjentiase dhe balerinit italian të cilët janë kapur mat disa herë duke u puthur, ndonëse në rrjetet sociale të tyre nuk ka ende asnjë shenjë ribashkimi.

Belen dhe Stefano janë prindër të një djali 6-vjeçar, të quajtur Santiago dhe bashkimi i prindërve me siguri do t’ja bëjë shumë qejfin të voglit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF