KreuBusull

7 fëmijë dhe 2 fakultete; njihuni me 28- vjeçaren nga Tropoja që mahniti me historinë e saj!

Në puntatën e djeshme të “Ftesë në 5” u shfaq një histori njerëzore nga ata të rrallat e tejet frymëzuese.

Ajlin Alfredaj është një 28 vjeçare nga Tropoja që ka 7 fëmijë, por kjo nuk e ka penduar aspak të përfundojë 2 fakultete. Ajlin rrëfeu para Bietës se krahas lodhjes që kanë për t’u rritur 7 fëmijë, kënaqësia që merr teksa i sheh të gjithë bashkë superon çdo vështirësi.

Nëna e re tregoi se fëmijët e saj ushqehen shëndetshëm, u pëlqen shumë supa me brokoli, spinaq e karrota (e dimë që ju mamat me 1 apo 2 fëmijë hiqni picirin për t’i dhënë dy lugë supë).

Ajlin është bërë mama për herë të parë në moshën 19-vjeçare më dy binjakë, djalë dhe vajzë, të cilët sot janë 7 vjeç. Fëmijët e dytë janë 4 vjeç, binjakët e tretë janë 3 vjeç, kurse më e vogla e familjes, Kenza është vetëm 1 vjeç e gjysmë.

Megjithatë fakti që ka shtatë fëmijë të vegjël për Ajlin nuk ka qenë pengesë për t’u rritur profesionalisht. Ajo ka kryer studimet për mësuesi dhe drejtësi dhe aktualisht ushtron profesionin e juristes në bashkinë e Bajram Currit.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF