Martohet Ministrja e Arsimit! Nuse më të thjeshtë VIP s’na kishin zënë sytë

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka kurorëzuar në martesë të mërkurën e 3 prillit historinë e saj disavjeçare të dashurisë me partnerin Dardan Molliqaj.

Çifti i është drejtuar ditën e djeshme Gjendjes Civile në Prishtinë për të firmosur martesën e tyre, duke u shpallur kështu zyrtarisht burrë e grua. Vetë ministrja ka publikuar një foto nga momenti ku shfaqet e lumtur me një buzëqeshje rrëzëlitëse, e veshur me një fustan të thjeshtë të bardhë, ndërsa bie në sy pamja e saj: grimi minimalist dhe flokët e krehura thjesht.

Megjithatë martesa e dy politikbërësve nuk do të mbetet me kaq! Burime pranë çiftit pohojnë se Besa dhe Dardani do të organizojnë këtë fundjavë edhe një ceremoni dasme që do të jetë e vogël dhe ku të ftuar do të jenë vetëm rrethi i ngushtë i dyshes.



Shahini, e cila ka lënë Kosovën për të punuar në Shqipëri, e ka mbajtur jetën e saj private jashtë vëmendjes së publikut pavarësisht se edhe partneri i saj nuk është emri panjohur në Kosovë. Dardan Molloqaj është aktualisht deputet në Parlamentin e Kosovës dhe prej vitesh ka qenë i angazhuar në politikën vendase.

Previous ArticleNext Article