Charlize Theron: “ Jam single, kërkoj partner!!

Divat shumëherë të cudisin me deklaratat e tyre. E tillë dhe ajo e aktores Charlize Theron, e cila gjatë konferencës për shtyp për promovimin e filmit Long Shot ka lënë të gjithë me gojë hapur. Ndër të tjera aktorja 43 vjeçare ka rrëfyer që është single, dhe kërkon një partner. Charlize ka ide te qarta, njeriu që duhet të jetë krah saj, duhet të ketë në fillim guxim dhe kurajo që t’a ftojë atë të dalin bashkë.

Charlize Theron është nëna e dy fëmijëve të adoptuar dhe ka mbi supe histori të rëndësishme. Aktorja ka qenë e lidhur për 10 vjet me kolegun e saj Stuart Townsend, me të cilin është njohur gjatë xhirimeve të filmit “Trapped” në 2002. Një tjetër histori ajo me Sean Penn. Çifti qëndroi bashkë 2 vite, madje njoftuan dhe fejesën e tyre. Ende nuk dihen arsyet përse u ndanë, por e sigurtë ishte Charlize ajo që bëri hapa prapa. Flirti i fundit ai me Brad Pitt, gjatë xhirimeve të një spoti publicitar, por që ngeli aty.

Previous ArticleNext Article