KreuCelebrity

Foto e papublikuar: Zbulohet një foto gjatë lidhjes së Harry dhe Meghan!

Prej disa kohësh në rrjetin social Instagram, është hapur një llogari me emrin e Meghan Markle dhe Princ Harry. Ndërkhë që familja mbretërore është në pritje të fëmijës së parë të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, në Instagramin e tyre u postua një foto e rallë e kohës kur Meghan dhe Harry ishin të dashur, e me gjasë asokohe ata ende nuk e kishin bërë publike lidhjen.

Të dashuruarit janë fotografuar teksa po kujdeseshin për një elefant, duke qenë se Harry ka marrë pjesë në publikimin e një dokumentari të ‘Netflix’, i cili fliste për ndryshime klimatike, princi dhe dukesha menduan t’i qëndronin besnikë kësaj teme dhe t’i tregonin botës punën që Harry bën për planetin.

Kujtojmë që në fund të muajit prill Meghan dhe Harry do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë.

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF