Numri 7 në varësen e Arbanës! Moderatorja zbulon kuptimin

Arbana Osmani ka publikuar një foto të fundit në llogarinë e saj në Instagram dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë një detaj në pamjen e moderatoes. Arbana mban në qafë një varëse të re, krahas asaj me gërmën J për djalin e saj Jonin, dhe që siç ka zbuluar edhe vet është numri 7.

E kuriozitetit lidhur me kuptimin e numrit shtatë që mban varur në qafë i është përjgigjur vetë moderatorja e njohur teksa një ndjekëse e pyet në komentin poshtë fotos.

“Është datëlindja ime”, është përgjigjur Arbana, e cila ka lindur më 7 maj. Në fakt duhet thënë se nëse varësen me gërmën J e mban prej vitesh, këtë me numrin 7 nëse i kthehemi fotove më të vjetra nuk e shohim gjëkund.

Nuk dihet se kush ia ka dhuruar së fundmi moderatores ndërsa kujtojmë se në të njëjtën datë me Arbanën, pra në 7 maj, ka lindur edhe i dashuri i saj, regjisori i “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

Previous ArticleNext Article