Tërmet në Durrës, ja ku ishte epiqendra

Mëngjesi e ditës së sotme një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është shënuar në qytetin e Durrësit. Lajmi u bë i ditur nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Në njoftim thuhet se tërmeti ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe ka qenë me epiqendër në Jug të Piqerasit, 4 km Veri-Perëndim në Lukovë,  me thellësi 20 km.

Ndërkohë që nga ky tërmet nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Previous ArticleNext Article