A ka ndikim Marina?! Nuk janë syzet, ja AKSESORI i veçantë në garderobën e Getoarit

Getoar Selimi mund të cilësohet pa frikë si një ndër meshkujt më me stil të showbiz-it shqiptar. Reperi njihet për pasionet e tij për makinat, veshjet e aksesorët e shtrenjtë dhe siç e kemi parë edhe më herët zotëron edhe një gamë të gjerë modelesh syzesh dielli.

Sa i përket veshjeve, bashkëshorti i Marina Vjollcës është ndër meshkujt që guxon të vesh ngjyra, bluze sportive e kostume me ngjyra që mund të konsiderohen të rralla për t’u veshur nga djemtë e ndaj themeluesi i “Babastars” gjithmonë ka spikatur për pamjen e tij.

Shumë është folur për koleksionin e syzeve të artistit por në fakt bordo.al me një vëzhgim të fotove që vet Getoari publikon në Instagram ka zbuluar se reperti ka edhe një tjetër aksesorë të preferuar që është kapelja!

Në formë republikeje apo sportive, e në disa ngjyra e modele, 36-vjeçari nga Prishtina nuk harron të përdor edhe kapelen si aksesorë jo vetëm në klipet e këngëve të tij të suksesshmë por edhe në përditshmëri apo udhëtimet e pushimet me bashkëshorten, moderatoren e njohur Marina Vjollca. Nuk dimë nëse kjo e fundit ka ndikuar disi në stilin e reperit prishtinali, ama dimë të themi me siguri që dyshja shkëlqen në çdo dalje publike.

Ne kemi mundur të numërojmë 6 kapele të Getoarit, por me siguri reperi që pëqen jetën luksoze dhe modën zotëron në garderobë shumë më shumë.

Previous ArticleNext Article