Dua Lipa përqafon trendin e ri! Me print lope nga koka te këmbët

Prej pak ditësh influencueset e modës dhe blogeret e ndryshme kanë treguar trendin e ri të këtj viti, që duket se do t’ja dalë të zëvendësojë bindshëm printet e leopardit, zebrës apo gjarprit.

Ngelemi po në familjen e printeve të kafshëve, por i radhës është printi i lopës që duket se është përqafuar menjëherë edhe nga emrat e njohur VIP

Duhet thënë se ky print ka bërë parakalimin e tij në garderobat e personazheve VIP por nuk është përqafuar kaq shumë e nnuk ka bërë kaq bujë sa tani. më e fundit është artistja shqiptare Dua Lipa e cila në daljen e saj të fundit në publik kishte zgjedhur të vishte një kostum me pantallona e xhaketë bardhë e zi me printin e lopës e madje kishte preferuar që ta kombinonte veshjen jo me çantën e zezë Chanel por me kasën e telefonit të saj.

Previous ArticleNext Article