KreuFashion

Event/ Grimieri i njohur i Milano Fashion Week, masteclass të suksesshëm në Tiranë

Mbrëmja e së enjtes i është dedikuar artit të make up-it dhe kush më mirë mund ta bënte këtë sesa Gabriele Brunelli, një ndër grimierët më të mirë italian që vjen për të disatin vit radhazi në Tiranë.

Salloni “New Look Tina” që prej vitesh zotëron ekskluzivitetin e Make Up Forever për Shqipërinë së bashku me “TESS Albania” organizoi më 4 prill në ambientet e “Mak Albania Hotel” një masteclass dedikuar make up-it dhe ku të ftuar për të parë nga afër punën e artistit italian ishin edhe emra të njohur personazhesh publikë.

Modelet e grimuara nga Brunelli, njëkohësisht drejtor artistik i “La Truccheria Make Up Forever” në Itali skuadra e të cilit punon në backstage-n e Milano Fashion Week u prezantuan për të ftuarit në një sfilatë të kuruar në bashkëpunim me veshjet e krijuara nga stilistja e njohur shqiptare Enada At’Nikolla.

Eventi italian “Preview” që u mbajt në Tiranë kishte për qëllim t’u shpaloste të pranishmeve tendencat e Spring-Summer 2019, direkt nga sfilatat e Alta Moda.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF