Angelina Jolie në një lidhje të re. Fatlumi? Aktori bukurosh

Angelina Jolie mund te ketë nisur një romancë të re, pas divorcit të bujshëm me ish-bashkëshortin Brad Pitt.

Lajmet e fundit që kanë nisur të qarkullojnë por thonë se Jolie po del fshehurazi publikut me aktorin e njohur Colin Farrell.

Edhe pse nuk ka asgjë të pazakontë që t’u ketë rënë në sy paparacëve, Jolie dhe fëmijët e saj u shfaqën në tapetin e kuq të premierës së filmit “Dumbo”, e andaj disa burime pohuan se arsyeja e vërtetë e prezentcës së ANgelian Jolie ishte për të mbështetur aktorin e famshëm Colin Farell.

Dy aktorët pretendohet se kanë pasur edhe një flirt të mëparshëm në vitin 2004 kur luajtën së bashku për filmin “Alexander”. Dhe tani ka pohime se romanca e tyre është rindezur pavarësisht se asnjë nga përfaqësuesit e të dyja palëve nuk ka konfirmuar asgjë.



Lidhja më e bujshme e Angelina Jolie ka qenë sigurisht martesa me Brad Pitt dhe ndarja e dyshes ka qenë aspak miqësore pasi vazhdimisht aktorët luftojnë për kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjaket Vivienne dhe Knox.

Previous ArticleNext Article