KreuCelebrity

Diskreti Aldon Lipe tregon për herë të parë vajzën 17 muajshe!

Ndonëse prej më shumë se dy dekadash ai moderon programin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, Aldon Lipe ka preferuar të tregohet tejet diskret duke mos e treguar shpesh imazhin e tij, të cilin çdo mëngjes e ‘fsheh’ pas mikrofonit të radios. Njëjtë ka zgjedhur të tregohet edhe me jetën e tij private, duke ndarë pak ose aspak nga përditshmëria e moderatorit 45 vjeçar me publikun.

Duket se Lipe ka bërë një përjashtim kësaj here duke shkelur rregullat e vendosura nga vetë ai, pasi me siguri babi Aldo nuk i ka rezistuar tundimit për të ndarë me të gjithë të voglën e tij 17 muajshe.

Charlot pasi ka bërë dushin e darkës, ka veshur peshqirin dhe babi e ka fiksuar këtë moment përmes një foto të adhurueshme, duke e postuar imazhin e së voglës në llogarinë personale në Instagram.

“Momente Parajse në tokë”; shkruan Aldon Lipe nën foto, ndërsa Chralot ka vështrimin e drejtuar nga mami Ketiona.

Aldon Lipe është i martuar prej disa vitesh me Ketiona Jubani dhe dyshja janë prindër të djalit Marti 15 vjeç dhe vajzës Charlot 17 muajsh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF