“Janë ca historira që nuk thuhen” Eli Fara flet për martesën me ish-bashkëshortin 0

Eli Fara ka rrëfyer në një intervistë televizive për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj. Artistja korçare e cila, është martuar në moshë fare të re, e ka prekur sërish këtë temë në intervistën e dhënë këtë të dielë në emisionin “E Diell” në Top Channel.

Ylli i muzikës ka rrëfyer se pasi u martua me ish-bashkëshortin ajo ka qenë shumë e turpshme si nuse.

“Unë isha në shkollë kur u martova. Janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë”, tha Fara.

E kur fillove të haje bukë e ngacmoi prezantuesi këngëtaren e cila u përgjigj duke thënë “Kur u ndava”, duke shkaktuar të qeshura te publiku.

Artistja deklaroi se ajo në kohësh që ishte nuse i respektonte të gjitha zakonet e shtëpisë si nuse.

Previous ArticleNext Article