Pas sherrit të bujshëm me Krenar Çoçaj, Ledri sqaron raportet me Getoar Selimin

Shumë vite më parë në qershor të 2012-ës Ledri Vula e Getoar Selimi u bënë pjesë e medias rozë për shkak të një përplasjeje të rëndë që ndodhi në Prishtinë ku u sulmuar ashpër Ledri.

Të gjithë e mbajnë mend sherrin e bujshëm mes Ledri Vulës dhe Krenar Çoçajt, që pasoi dhe prishjen e marrëdhënieve të Ledrit me një nga shokët e tij më të mirë të atëhershëm, Getoar Selimin.  Ky i fundit ka qenë dëshmitar okular e madje është thirrur për të dëshmuar për ngjarjen në Gjykatën e Prishtinës.

Që prej asaj kohe marrëdhënia mes Ledrit dhe Getoarit u ftoh, Vula vendosi të mos jetë më pjesë e label-it Babastars dhe prej kohësh ata nuk kishin asnjë kontakt. E pikërisht për këtë artisti i shumë hiteve është pyëtur në emisionin “NIN”, ku ka sqaruar se ai dhe Getoari i kanë ndarë rrugët, por nuk është se nuk flasin.

“Nuk është që nuk foli, jetët kanë marrë kahje tjetër. E kam në Instagram, nuk kam diçka kundër. E përcjelli çka bën, edhe me taku s’e kam problem. Çfarë ka ndodhë, ka ndodhë, njeriu me falë. Nuk është që m’ka bë asgjë hiç, ka ndodhë atëherë kur ishte ajo, prej atëherë nuk e kam pa të arsyeshme me ndejt aty, i kam pa si re të zeza edhe kam dashtë me u largu prej reve të zeza, kjo është. Nuk kam asgjë kundër, kisha pas qejf me pa mirë secilin, krejt këta Unikkatilin, Noizyn…”, tha Ledri.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article