KreuStil Jetese

Rita Ora mbërrin në Kosovë! Zbulohet arsyeja dhe axhenda e qëndrimit në vendlindje

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka mbërritur mbrëmjen e së hënës në Kosovë. Artistja kosovare ka ardhur në vendlindjen e saj në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë  (UNICEF).

Rita e cila ka bashkëpunuar së fundmi me markën e njohur ndërkombëtare Escada ka vendosur që 15 euro nga shitja e secilit produukt të dizenjuar të shkojë për bamirësi pikërisht në Kosovë, vendlindjen e artistes.

Rita Ora ka mbërritur në aeroportin Adem Jashari e shoqëruar nga një pjesë e stafit të saj dhe do të qëndrojë në Prishtinë për tri ditë. Gjatë qëndrimit në Kosovë 28-vjeçarja do të takohet edhe me viktimat e dhunës seksuale dhe fushata e bamirësisë për organizatën “Women for Women International” synon të ndihmojë të mbijetuarat e luftës që të rindërtojnë jetën e tyre.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF