KreuStil Jetese

Grupi ynë i preferuar shqiptar i adoleshencës mund të rikthehet!

Grupi ynë i preferuar përgjatë adoleshencës, “Produkt 28” mund të rikthehet sërish. Tre djemtë që përbën grupin e njohur Turjan Hysko, Fabian Basha dhe Alban Kondi janë duke menduar rikthimin së bashku në muzikë.

Këtë e deklaruar ditën e sotme një nga djemtë, Fabiani i ftuar në emisionin “Ditë e re” ku ka treguar se impakti pozitiv që pati tek publiku rikthimi i grupit “West Side Family” i ka dhënë djemve të grupit një sinjal për t’u rikthyer e për të sjellë këngë të re.

“Nuk di ta them me siguri sepse gjërat kanë ndryshuar edhe muzika ka ndryshuar shumë. Por rikthimi i ‘Ëest Side Family’ dhe fakti që publiku e priti shumë mirë na ka dhënë një sinjal të mirë motivimi. As vetë nuk e di, por kurrë mos themi kurrë”, u shpreh artisti.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF