Në katin e 35-të të hotelit luksoz; Jonida Vokshi e priti kështu ditëlindjen e saj!

 

Moderatorja simpatike e Digitalb feston sot ditëlindjen e 33-të, e duket se Jonida Vokshi ka zgjedhur të festojë në një ambient tejet interesant.

Përmes disa fotove të publikuara në instastory mësuam se moderatorja e “Personale”, e ka pritur orën 12 në një prej restoranteve më të njohura të Londrës.

I ndodhur në katin  e 35-të të një ndërtese shumë katëshe, Ting Shard është një restorant luksoz, nga ku mund të shijosh një pamje panoramike të qytetit londinez.

Një ambient elegant ku mbizotëron gatimi aziatik, Ting Shard është një hotel-restorant tejet i preferuar për britanikët dhe turstët e huaj, e me siguri Jonida ka kaluar një ditëlindje të paharruar. Nuk dihet se cili, apo cila ishte shoqëruesi/ja i bukuroshes, pasi në postimet e saj, duken vetëm foto të ushqimit dhe pamjes panorameske.

Ndërkohë Vokshi ka ndarë urimet që miqtë dhe të afërmit i kanë bërë bukuroshet në ditën e saj të shënuar, nga ku ne veçojmë atë të vëllait dhe nënës së Jonidës.

“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime”; shkruan I vëllai Dori

Ndërsa nuk ka munguar as urumi i mami Vjollcës për dritën e syve të saj.

“Edhe 100 drita e syve të mi’; ka shkruar e ëma bashkangjitur një foto të hershme të Jonidës gjatë fëmijërisë.

Previous ArticleNext Article