KreuBusull

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Vjen në jetë bebja nga mitra e transplantuar!

Një zonjë nga Suedia e cila ju nënshtrua një transplanti në mitër në vitin 2017, ka sjellë në jetë beben e parë të këtij lloji në historinë e njerëzimit.


Mjekët kanë përdorur një robot për të vendosur mitrën e re në uterusin e gruas, emri i së cilës nuk bëhet i njohur, ndërsa vetëm tre muaj më vonë ajo ka mbetur shtatzënë nëpërmjet farëzimit artificial duke sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, me peshë 2.9 kg.


Mjekët janë shprehur se gruaja ka patur një shtatzëni normale, e po ashtu edhe bebi pati një zhvillim tejet normal në barkun e nënës.
Nëna ju nënshtrua një operacioni cezarian në javën e 36-të të shtatzënisë kur solli në jetë djalin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.


Nuk është e qartë nëse gruaja kishte lindur pa mitër, apo nëse e kishte hequr atë si pasojë e kancerit apo ndonjë sëmundje tjetër, por ajo kishte ruajtur vezët nëpërmjet procesit IVF.
10 muaj më vonë embrioni i krijuar nëpërmjet farëzimit artificial përpara se ajo t’i nënshtrohej operacionit të transplantit të mitrës, u vendos në uterus.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF