KreuStil Jetese

5 TRENDET e Zara-s që do i veshin të gjithë këtë vit

Një ndër markat e preferuara të vajzave që vishen me stil apo blogereve në mbarë botën është edhe Zara. E këtë vit marka e njohur ka përqafuar 5 trende të reja që do t’i shohim të veshur kudo gjatë muajve të ardhshem. Disa i përkasin një sezoni e disa të tjera janë një miks printesh e ngjyrash që mund t’i kombinoni në çdo stinë.

1- Kostumet me ngjyra- Kostumet me pantallona janë një blerje kyç për pranverë 2019 dhe Zara  i ka risjellë ato në ngjyra si blu e rozë.

2- Sandalet me rripa- Këpucët që janë kryefjalë e këtij viti janë pandyshim sandalet me rripa dhe Zara ka një koleksion të mahnitshëm sandalesh të tilla të sheshta e me taka.

3- Ngjyra bezhë- Një ndër trendet e përfolura të sezonit pranverë-verë 2019 është padyshim ngjyra bezhë, që mund të vishet nga koka te këmbët edhe me tonet e tjera të ngjyrës së saj si biskota, mjalë apo ngjyra kapuçino. Ja disa nga sygjerimet e Zarës për këtë trend.

4- Miksim ngjyrash- Zara nuk ka frikë të përqafojë trendet e reja aventureske dhe këtë vit tendenca flet për miksimin e ngjyrave ose printet “me ujra”.

5- Bluze të këndshme plot stil- Ndonjëherë nuk mund t’i thuash jo një bluzeje apo ndonjë palë xhinseje të këndshme dhe ky sektor në dyqanet Zara është plot.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF