KreuStil Jetese

Jennifer Lopez flet për herë të parë për tradhëtinë e të shoqit

Pak javë më parë interneti u pushtua nga lajmi se Alex Rodriguez, partneri i Jennifer Lopez e kishte tradhëtuar yllin e muzikës me një modele.

Lajmi mori dhenë vetëm 1 ditë pasi sportisti i propozoi Lopez për martesë, ndërsa modelja në fjalë pretendonte se Alex i dërgonte vazhdimisht mesazhe për të kaluar disa momente intime me të dhe ndonjë mikeshë të sajën.

E kur rrjeti ziente nga këto lajme çifti i njohur nuk reagoi aspak deri më tani. Ka qenë Jennifer ajo që ka folur për herë të parë për tradhëtinë e aluduar të partnerit të saj Alex në emisionin “The breakfast Club”.

“Nuk ka rëndësi. Unë e di si qëndron e vërteta. E di kush është Alex dhe ai më njeh mua se kush jam. Ne jemi të lumtur dhe nuk do t’i lejojmë njerëzit të na tregojnë se si është marrëdhënia jonë. Unë e di si është lidhja jonë“, ka thënë ylli portorikan.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF