KreuArt

Ja çfarë ka këtë fundjavë në Teatër, për të rritur e të vegjël!  

Kjo fundjavë nuk premton një kohë me diell, ndaj çfarë më mirë se një  paradite apo pasdite në teatër, me miqtë,  partnerët apo vogëlushët tuaj do t’jua mbushte ditën e pushimit.

Më poshtë ju sjellim programin:

Teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli 

Premiera e shumëpritur “SALOME” do të ngjitet në skenë të dielën ora 20:00.
“Salome” është një dramë thellësisht psikologjike, që të trondit emocionalisht dhe provokon me seksualitetin. Me një kast të shkëlqyer aktorësh Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj, Ervin Bejleri, Yllka Mujo, dhe
Alesia Xhemalaj, Emiljano Bufazi, Ermir Hoxhaj, Ilia Kaçi, Ismail Shino, Kleivert Ibrahimllari, Marsel Greva, Urim Aliaj, kjo shfaqje do të provokojë publikun me skena sensuale, por edhe me dialogun tronditës.
Rezervimet vazhdojnë për datat 18-19-20-21 Prill ora 20:00.
0695717746 / 042278158 ose në inbox.

Teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli  (Për vogëlushët) 

Të shtunën ora 10:30 ju ftojmë në një histori të mrekullueshme “FERDINAND”. Një histori aspak si të tjerat, një histori që flet për guximin, dashurinë dhe mbi të gjitha për miqësinë. Kjo është historia e Ferdinandit, një Dem i vogël me zemër të madhe, një dem që nuk i pëlqen të ndeshet por i pëlqejnë lulet.
Rezervoni në 0695717746 / 042278158 ose në inbox.

“MENDJET E COKLA” ju fton të dielën ora 10:30 për tu argëtuar me mësuar nga Rreg dhe Ullsi, dy vogëlush që jetojnë mes rrregullave, disiplinës dhe korrektësisë absolute. Por ja që një ditë, në shtëpinë e tyre jashtëzakonisht të pastër, u vjen për vizitë një zotrush i veçantë nga qyteti “Kotësia e Kotë”. Ai është aq i çuditshëm saqë ecën mbrapsht, flet mbrapsht, ushqehet mbrapsht, fle mbrapsht, mendon mbrapsht, por sidomos bën një qejf të paparë mbrapsht.
Mes lojrave të pafundme, rrëmujës dhe thyerjes së të gjitha rregullave, fëmijët arrijnë të kuptojnë gabimet e tyre.
Rezervoni në 0695717746 / 042278158 ose në inbox.

Teatri Kombëtar në Arturbina

Në arTurbina këtë fudjavë do të ndiqni “Norm dhe Ahmed”. Nga regjisori Armand Bora nën interpretimin e kastit të mrekullueshëm të aktorëve: Lulzim Beqja Ola Haziraj, Gert Ferra Gjithçka ndodh në një stacion autobusi, ku personazhet, Norm, një veteran i luftës, ka një takim me një student pakistanez, Ahmed, në një stacion autobusi gjatë një nate…një histori e vjetër sa vetë njerëzimi e shkruar me mjeshtëri nga autori shqiptaro-australian Alex Buzo. Datat 12, 13, 14 prill ora 19:00

Teatri i Kukullave 

Këtë fundjavë do të ndajmë së bashku magjinë që vetëm një muzikal si ‘E bukura dhe bisha” ofron për ju fëmijë të dashur. Ju ftojmë që të bashkoheni me ne këtë fundjavë në skenën e Teatrit të Kukullave !

Shfaqja : “E bukura dhe bisha ”

13 Prill , E Shtune Ora 10 : 30 ,11 : 30
14 Prill , E Diele , Ora 10 : 30 , 11 : 30

Biletat mund ti prenotoni ne numrin e celularit
‭ 069 454 2280‬ (09:00-14:00)
Ju mirëpresim !

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF