Si po jeton Mariza Ikonomi në Karaibe pas largimit nga Shqipëria!!

Mariza Ikonomi e ka lënë Shqipërinë prej disa muajsh dhe ka nisur një jetë të re: atë të krocierave, që përvec shëtitjes përfshijnë dhe argëtimin e pasagjerëve. Këngëtarja ndodhet aktualisht në Karaibe, në parajsën mbi tokë sic e quajnë disa, dhe këtë ndalesë po e shijon shumë.

Jam e mërzitur sepse pas tre javësh duhet të kthehem në Europën e Veriut“, ka thënë ajo për Rudinën. Dhe jetën e paska mjaft intensive. “Ne lëvizim cdo ditë, dhe cdo herë shkojmë në ndonjë ishull apo vend të ndryshëm. Këtu njerëzit janë gjaknxehtë, si në Ballkan, e mbase dhe pak më tepër. Ndërsa vajzat janë po aq të bukura sa Rihana“, ka qenë rrëfimi I këngëtares, e cila shton se fillimin e pati ca të vështirë, por tani është ambjentuar.

Previous ArticleNext Article