Angela Martini nuk do të bëjë më modelen, por me cfarë do të merret?

Angela Martini I bëri ndjekësit të pyesnin veten se c`do të ndodhte me karrierën e saj të modelingut pas martesës me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Dhe së fundi, mbërrin një lajm sqarues për këtë situatë: Angela duket ka vendosur të ndryshojë profesion. Ajo do të ushqejë një hobi që nuk ia dinim: do të bëhet shkrimtare.

Disa revista të huaja thonë se po punon për librin e vet të dytë, dhe se është e zonja. Libri përqëndrohet tek marrëdhëniet njerëzore, e Angela po merret gjithashtu dhe me xhirimet e dy filmave me metrazh të shkurtër. Na e ngjalli kureshtjen vërtet, interesante të shohim cfarë shkruan!

Previous ArticleNext Article