Angelina Jolie dëshiron të rikthehet me Brad Pitt! Ja përgjigja që mori nga ish- bashkëshorti

Ata bënë publik divorcin e tyre dy vjet e gjysmë më parë, ndërsa procesurat ende nuk janë finalizuar.
Por duket se aktorja Angelina Jolie e ka menduar edhe një herë se ka kuptuar se ajo dëshiron të rikthehet me Brad Pitt dhe ata të jenë sërish një familje së bashku me gjashtë fëmijët.


Një burim anonim ka rrëfyer për tabloidin The Sun se 43- vjeçarja ka shumë dëshirë ta riprovojë edhe një herë marrëdhënien mes Brad.
“Angelina ja ka bërë të qartë Brad se ajo dëshiron të rikthehet. Ajo dëshiron ta shohë familjen të bashkuar sërish dhe duket se nuk e ka të mundur të vazhdojë kështu. Kjo është dhe arsyeja që ajo i vështirëson shumë procedurat e divorcit”; ka treguar burimi.


Megjithatë nga ana tjetër Pitt 55 vjeç duket se nuk ndan të njëjtin mendim me ish-gruan pasi kërkon të vazhdojnë jetën qetësisht dhe të ndarë. Ai thjesht kërkon të ruajnë një marrëdhënie miqësore dhe korrekte vetëm për hir të fëmijëve.


Yjet e Hollywood janë prindër të gjashtë fëmijëve; Maddox 17 vjeç, Pax 15 vjeç, Zahara 14 vjeç, Shiloh 12 vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne 10 vjeç.

Previous ArticleNext Article