Ish bashkëshortja e Michael Jackson “plas bombën“: “Paris dhe Prince, nuk janë fëmijët e tij“!!!

Debbie Rowe, ish asistentja mjekësore e Michale Jackson, me të cilën ylli dhe lidhi kurorë në kohën e turneut te tij në Australi, rrëfeu për një revistë spanjolle një sekret të madh: dy fëmijët që mbajnë mbiemrin e mbretit te muzikës, nuk janë në fakt, biologjikisht të tijët!!! 60 vjecarja tregoi ( dhe këtë e dinim në fakt) që fëmijët ishin rezultat I një inseminimi artificial, por donator nuk paska qenë Michaeli. Donatori sipas Debbie-t, është anonim.

“Fëmijët unë I bëra për të. Ata nuk do të kishin ardhur në jetë po të mos kishte qenë dashuria ime për të. E bëra që ai të bëhej baba, jo që të bëhesha unë nënë“, është shprehur ajo.

Debbie e pranoi se gjate tre viteve te martesës së tyre nuk kanë pasur asnjëherë marrëdhenie intime.  Pohimet e saj I hedhin edhe më shumë benzinë zjarrit që nisi dokumentari I fundit, ku ylli akuzohet per pedofili dhe abuzim me dy minorenë.



Previous ArticleNext Article