Ajola në ballo me model të thjeshtë flokësh, por ja detaji që duhet t’i kopjojmë!!! 0

Ajola Xoxa ishte padyshim një nga protagonistet e ballos vjeneze që u mbajt këtë fundjavë në kryeqytet. E veshur me një fustan të gjatë te zi, me lule rozë, te kuqerremta, jeshile e detaje tyli, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kishte zgjedhur që pjesa plotësuese e look-ut të ishte e thjeshtë për t’ja lënë vëmendjen fustanit glamour.

Me një grim të lehtë e flokë të kapura thjesht e bisht pas, (modeli në fjalë është trendi i këtij viti) juristja spikati me një detaj që duket se nuk ka qenë dhe aq rastësor e i pamenduar e që pavarëshisht arsyes ne të cilin mund të lidhet, është një detaj që mund t’ja kopjojmë. Ajola për të stiluar bishtin e flokëve kishte përdorur fjongo të zezë që i zgjatej plot finesë në shpinë.

Previous ArticleNext Article