KreuStil Jetese

Jennifer Aniston mban prej 1 dekade vetëm 1 aksesor

Ndryshe nga çfarë shkruajnë mediat për të, Jennifer Aniston nuk jeton më në të shkuarës. Përveç karrierës së suksesshme që ecën përpara, Aniston duket se ia ka dalë të ruajë marrëdhënie të mira me ish-ët e saj. Megjithatë ka një gjë që nuk ja ndryshuar te aktorja përgjatë viteve. Stili i saj dhe më së shumti aksesorët e saj.

Jennifer gjithmonë ka preferuar të jetë e thjeshtë në stilin e saj dhe duket se e gjen veten te kombinimi pantallona-bluzë por duke i shtuar look-ut një shall. Ky aksesor është i preferuari i altores së njohur e cila e përdor atë në disa versione.

Sigurisht që koleksioni i shajeve të Aniston është pasuruar me kalimin e viteve por për sa kohë që nuk kemi mundësi të shohim garderobën e saj, mjaftohemi me daljet publike dhe fotot ndër vite.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF