KreuStil Jetese

Rindizen gjakrat! Robert Berisha ‘sulmon’ Tunën për albumin: “Është imitim i …

I ftuar në emisionin “1 kafe me Labin” Robert Berisha ka folur për albumin e fundit “Fortuna” të Tunës, bashkëshortes së vëllait të tij. I pyetur se ç’mendon ai për këtë projekt të kunatës artiste, që është përfolur dhe pëlqyer shumë, Roberti u shpreh se këngët janë profesionale por e ka cilësuar albumin si imitim të albumit të Elvana Gjatës “3EP” publikuar pak kohë më parë.

Se kom dëgju krejt, qato çka po muj mi dëgju në radio në kerr, shumë të mira, të punuara profesionalisht, imitim i Elvana Gjatës. Është veq një dallim i vogël: Elvana Gjata është milionere, a Tunës shpresoj që i kryjn punë kto kang edhe në koncerte. Është mirë me pas një artist një qesi lloj albumi si Tuna”, tha Robert Berisha.

Kujtojmë se gati një vit më parë Robert Berisha sulmoi publikisht kunatën e tij duke thënë se nuk donte ta shite e as të kishte të bënte me të duke bërë që ky konflikt në familjen Berisha të dilte në sipërfaqje e të shkaktonte shumë bujë.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF