Rita Lati për vajzën Roza: “Më paragjykojnë, çfarë mami është kjo thonë, por…”

Të ftuarat e kësaj puntate në emisionin “Xing me Ermalin” kanë qenë Rita dhe Roza Lati. Nënë e bijë kanë folur pë marrëdhenien e tyre të ngushtë ndërsa aktorja e mirënjohur e humorit është ndalur të flasë edhe për ish-bashkëshortin e saj të ndjerë me të cilin u nda shumë vite më parë.

Ajo u shpreh se donte shumë që Roza të rritej me figurën e babait megjithatë në mungesë të tij, është bërë vetë edhe nënë edhe baba.

“Unë u martova si gjithë dynjaja, o merrja burrë o s’ka. Sa shkoja në shtëpi nëna ime thoshte se i ngela në derë. Babai i Rozës ishte artdashës, kaluam bukur, por pastaj filluan problemet shëndetësore. Do jetonte po mos të ishte ky problemi. Le të ishim pa njëri-tjetrin, por ai të ishte për Rozën. Duhet figura e babait. Roza nuk do ishte kaq e çmendur po të kishte babain, do mblidhej prandaj them babai është i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Jam munduar të bëj nënën, babain, motrën, vëllain. Kryesorja është që Roza u rrit dhe nuk i mungoi asgjë.

Bëra të pamundurën të bëhej shoqe me mua. Ishte 10 vjeç kur e vija në gjumë me telefon sepse gjithë fundjavat e mia ishin majë avionit. Më paragjykojnë, çfarë mami është kjo thonë, por duhet ta dinë që Rita nuk e ka pasur pranë Rozën në asnjë ditëlindje dhe asnjë festë. Çdo nënë mundohet të plotësojë të gjitha ato që nuk ja ka dhënë dot. Kam bërë plot gabime, por unë jam shumë e lumtur që Roza është vetvetja dhe thotë atë që ndjen”, është shprehur Rita Lati gjatē intervistës.



Previous ArticleNext Article