Bebe Rexha rrëfen sëmundjen e patreguar qe e ka munduar shumë! 0

Këngëtarja me origjinë shqiptare duket gjithmonë kaq energjike, sa zor se mund te mendosh që pas buzëqeshjes së përhershme të saj, mund të fshihet një sëmundje e fshehtë.

Por Bebe Rexha e pranoi hapur se ka një problem që e shqetëson prej kohësh. Ndjekësve të saj në Twitter, këngëtarja u tregoi se është bipolare!! “ Për një kohë të gjatë, nuk e kuptoja përse ndihesha aq e sëmurë. Përse ndihesha aq keq sa nuk doja të dilja nga shtëpia, në një kohë kur herë të tjera kisha një energji shpërthyese që nuk më linte të flija apo të punoja. Tani e kuptoj përse“, është shprehur ajo duke shtuar se nuk i vjen më turp për sëmundjen e saj!

 

Previous ArticleNext Article