KreuCelebrity

Ermali bën komentin e konsideruar racist, vërshojnë reagimet!!!!

Ka lëshuar një koment që ndjekësit e konsideruan si të papeshuar mirë. Ermal Fejzullahu reagoi pas një fotoje të postuar nga ish menxheri I Era Istrefit, Faton Shoshi ku shihej në shoqërinë e një personi me ngjyrë.  “Thuj le t’kesh pak se s’po dihet çka është”, ka shkruar ai, por kjo ngjalli mjaft reagime.

Shoshi I pari I bllokoi komentet, ndërsa episodi nuk I shpëtoi vëmendjes së Olti Currit. “Ça po më shohin sytë. Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykaltër Sabri Fejzullahu, bën batutë për ngjyrën e errët të lëkurës dikujt!…ka shkruar ai në rrjetet sociale. Ermali iu përgjigj me këtë mesazh: “Të kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm. Unë racist nuk kam qenë ndonjëherë. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto!”

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF