KreuCelebrity

Meghan Markle mund ta lindë fëmijën në ujë???

Meghan Markle është përgatitur për një lindje në ujë, duke marrë leksione të yogës dhe të meditimit. Ky është lajmi i fundit që vjen nga familja mbretërore.

Po zëra të tjerë japin informacione të tjera, duke permendur dhe një variant të dytë, atë të spitalit. Kështu, sipas Daily Mail, spitali më i mundshëm i përfolur është Kensington Wing del Chelsea and Westminster Hospital, ku ka lindur dhe Amal Clooney, një nga mikeshat e ngushta të Meghanit, për të cilën thuhet që ka një rol të veçantë në shtatëzaninë e dukeshës, që në fillimet e saj.

Pas polemikave rreth ekipit të mjekëve, atyre të pallatit mbretëror, Meghan ka bërë të qartë që nuk dëshiron që fëminë ta presë “një skuadër doktorësh me xhaketa dhe kravatë” dhe për këtë ka qenë e prerë duke i besuar këshillave të mikeshës së ngushtë, për një skuadër e gjitha femërore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF