U fotografua me drejtoreshën e njohur, zbulohet projekti ri i Orinda Hutës jashtë Tv Klan 0

Pak ditë më parë në media qarkulluan disa foto ku shfaqej prezantuesja Orinda Huta duke biseduar me drejtoreshën e TKOB, Zana Çela. Nga fotot u duk se dy personazhet e njohura të ekranit po diskutonin për ndonjë projekt të ri, që madje ngriti dyshimet edhe për ndonjë largim të prezantueses nga Tv Klan.

Por në fakt ky takim i tyre lidhej me një projekt krejt tjetër për prezantuesen e “Jo vetëm Modë”. Orinda Hutës i është besuar prezanimi i edicionit të 17-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marije Kraja”. Lajmin e ka konfirmuar vetë themeluesja e këtij festivali Zana Çela ekskluzivisht për programin “E Diell” në Top Channel.

Previous ArticleNext Article