I veshur sport dhe me disa kile mbipeshë, Ledion Liço rishfaqet në Top Channel

Prej muajsh tashmë Ledion Liço i është larguar ekranit të televizionit dhe nuk ka qenë i angazhit në projekte. Jo vetëm kaq por moderatori i njohur i është larguar edhe rrjeteve sociale e që nga ceremonia e martesës në gusht të 2018-ës në Liqenin e Como-s nuk është parë më në media.



E nëse ju ka mbetur “filmi” te Ledioni elegant i veshur me kostumin e dhëndrrit, ai imazh duket se i përket të shkuarës. Ledioni është fotografur krah dy aktorëve të “Portokallisë” në ambientet e Top Channel i veshur sport me kapuç e me disa kilogramë mbipeshë.

 

Nuk dihet se kur do ta rishohim sërish në ekran Liçon i cili së fundmi flitet se ka marrë post drejtues në median Melody Tv, po pjesë e Top Media.

Previous ArticleNext Article