SONDAZH/ 6 veshjet e Dojna Memës në “The Voice Kids”. Cila është e preferuara juaj?

Ky edicion i talent show për fëmijë “The Voice Kids” që transmetohet të premteve në Top Channel iu besua prezantueses Dojna Mema. Për herë të parë e vetme në një produksion kaq gjigand, Dojna ia doli të drejtojë me sukses një kompeticion që mbërtheu para ekranit për shumë javë publikun shqiptar.

E si pa kuptuar rrugëtimi i “The Voice Kids” po vjen drejt fundit dhe një element i rëndësishëm dhe që është komentuar shumë i këtij formati është edhe look-u i Dojnës javë pas jave.



Për veshjet e saj u kujdes stilistja e njohur shqiptare Enada At’Nikolla që çdo të premte e solli Dojnën në disa versione e stile me anë të veshjeve të stiluara enkas për të.

E nisi me kostumin e famshëm jeshil që Dojna veshi për disa puntata të audicioneve të fshehta (formula e kërkon që këto audicione të xhirohen në një ditë të vetme)…

…për të vijuar me këtë fustan-xhaketë të zi me shkëlqim

Më pas na solli një Dojn’ si karamele

Nxorri në pah edhe anën sensuale me këtë fustan mini-bust

E shndërriti me këtë kombinim bluzë-fund në ngjyra të ëmbla

E në gjysmë finale e riktheu prapë te kostumi, por në një version të ëmbël me fruda e crop top fjongo.

Ndërsa të gjithë jemi kuriozë se çfarë ka krijuar stilistja At’Nikolla për finalen e madhe që mbahet këtë të premte, për momentin mjaftohemi me 6 veshjet e Dojnës deri në gjysmëfinale.

Po cila veshja juaj e preferuar e Dojnës për këtë edicion? Votoni në sondazhin e mëposhtëm

Previous ArticleNext Article