Zjarri në Katedralen e Parisit! Zbulohet arsyeja e katastrofës 0

Zjarri masiv që përfshiu dje Katedralen e Notre Dame në Paris dyshohet se ka qenë aksidental. Zjarri që ka shkaktuar dëme katastrofike në një nga godinat më të njohura të kryeqytetit francez mendohet të jetë shkaktuar nga disa punime që kishin nisur 4 ditët e fundit në pjesën e sipërme të Katedrales.

Zyra e prokurorëve të Parisit tha se policia do të kryejë një hetim për ‘shkatërrimin e pavullnetshëm të shkaktuar nga zjarri’, duke treguar se autoritetet aktualisht po e trajtojnë flakën si një aksident tragjik dhe jo zjarrvënie apo terrorizëm.

Ndërkohë, ekipet ka punuar për të rimarrë thesaret që mund të kishin mbetur nga kryevepra 850 vjeçare gotike, të cilat kanë rëndësi të madhe fetare dhe ndërkombëtare.

Zjarri ka shkatërruar 2/3 e Katedrales përpara syve të mijëra parisienëve dhe turistëve të gjendur atje e që shihnin me dëshpërim flakët përpirëse të 15 prillit.

Policia franceze vazhdon ende punën për të zbardhur shkaqet e vërteta ndërsa presidenti i vendit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka deklaruar se Notre Dame de Paris do të rindërtohet sërish.

Previous ArticleNext Article