Erion Veliaj “ ngacmon“ të shoqen: “ Shumë yll kjo goca….“

U diskutuan shumë pjesëmarrësit e “Ballos Vjeneze“ në Tiranë, një event mjaft elegant që sigurisht, nuk kishte sesi të mos tërhiqte vëmendje. Një prej atyre që u komentuan më tepër ishin Erion Veliaj dhe e shoqja, Ajola Xoxa; që të dy ishin veshur mjaft bukur dhe fotoja e tyre, qarkulloi gjatë në rrjetet sociale.

Ndërkohë një tjetër foto të ciftit, mjaft të bukur bardh e zi postoi dhe fotografi Gent Onuzi. Reagimet ndaj saj nuk munguan, por ai që ra më shumë në sy ishte komenti gazmor i kryetarit të bashkisë së Tiranës: “Shumë yll kjo goca, po ky i marumi kush o”, ka shkruar ai, duke komplimentuar kështu bashkëshorten që u përgjigj me të qeshura!!

 

 

Previous ArticleNext Article