KreuStil Jetese

I fejuari i J.Lo rrëfen prapaskenat e propozimit. “Mu deshën 6 muaj…”

Alex Rodriguez-it i janë dashur 6 muaj që të planifikonte propozimin për partneren e tij Jennifer Lopez. Ish-sportisti ka  zbuluar në intervistën e dhënë për “The Tonight Show” të Jimmy Fallon se i është dashur një punë gjysëm vjeçare derisa mbërriti në momentin e uljes në gjunjë përpara këngëtares.

“Kam bërë prova 3 ditë rresht. Doja që perëndimi të ishte perfekt. E kam planifikuar atë moment për rreth 6 muaj. Ndodhi në plazh në Bahamas”.

Më herët Jennifer ka treguar se ajo dhe Alex janë një kopje perfekte sepse ata bëjnë absolutisht çdo gjë bashkë.

“Gjithçka që ne bëjmë, e bëjmë bashkë. Ai i di ëndrrat e mia dhe unë i di të tijat, kështu bashkë ne ndihemi se jemi më të fortë. “Ne vazhdimisht e mbështesim njëri-tjetrin në përpjekjet tona individuale dhe mendojmë për të gjitha gjërat që mund të ndërtojmë së bashku. Ne jemi me të vërtetë të lumtur.”

E duket se lumturia e çiftit transmetohet edhe te miqtë dhe ata që i njohim sepse këngëtari i njohur Ne-Yo, mik i Jennifer Lopez thotë se këngëtarja është në qiellin e shtatë pas propozimit. “Ajo është me të vërtetë shumë e lumtur. Është më lumtur se kurrë, se kam parë ndonjëherë kaq të lumtur që nga koha që unë e njoh atë. Sa i përket Alex, ai është shumë gallatë. Është gjithë kohës me të. Është fansi i saj më i madh dhe kjo është një gjë e mrekullueshme që i jep gëzim e frymëzim Jennifer”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF