Peshoja 99 kile”! Dieta drastike e Beyonce pas lindjes së binjakëve

Shtatzënia e Beyonce me dy binjakët e saj nuk paska qenë edhe aq e lehtë. Në dokumentarin e saj “Homecoming” artistja ka ndarë me publikun vështirësitë e shtatzënisë si dhe dietën strikte që iu desh të ndiqte për të humbur kilogramët e fituar në muajt e pritjes së ëmbël.

“Shtatzënia nuk ishte e lehtë. Trupi im kaloi më shumë gjëra sesa do të kisha menduar se mund të përballonte. Isha 98 kg ditën që linda. Kisha një shtatzëni shumë të vështirë. E kisha shumë të lartë presionin e gjakut. Në mitër zemra e një prej foshnjave të mia ndaloi disa herë dhe më futën menjëherë në operacion”, thotë Beyonce.

Kur binjakët Rumi dhe Sir erdhën në jetë, 38-vjeçarja peshonte 99 kilogramë dhe atë qershor vendosi të ndiqte një dietë strikte vegane që ishte rraskapitëse për nënën e re, sakrificë e cila që u betua se nuk do ta bënte më kurrë.

Në mënyrë që t’i arrija qëllimet e mia, e limitova veten në një dietë pa bukë, pa karbohidrate, pa sheqer, pa mish, pa peshk e pa alkool… isha e uritur. Nuk ishte si dikur që mund të bëja prova deri në 15 orë në ditë. Vetëm që të kuptoja si të balancoja jetën e të qenit nënë e një 6-vjecareje dhe binjakëve, duhej shumë punë. Tani kam fëmijë, kam bashkëshort, duhet të kujdesem për trupin tim”, tha këngëtarja

Beyonce kishte planikfikuar të performonte në festivalin e njohur “Coachella” 10 muaj pa slindjes dhe pas ndërhyrjes së menjëhershme cezariane gjeit forcën dhe kohë për t’u rikthyer në formë shumë të mirë fizike. E sukseset e dietës drastike artistja i pa vetëm 1 muaj përpara performancës së madhe.

Previous ArticleNext Article