Zonjat e politikës mblidhen nga YWCA për punësimin e grave të prekura nga kanceri i gjirit

Viti 2019 shënon fushatën e njëmbëdhjetë të angazhimit të YWCA of Albania në veprimtari informuese dhe ndërgjegjësuese për parandalimin e kancerit të gjirit te gratë e vajzat. Fushata e sivjetme, ka nisur në 8 Mars dhe do të finalizohet në muajin tetor, teksa në 16 Prill YWCA organizoi një mëngjes pune me gra politikane, deputete, ministre, përfaqësuese të këshillave bashkiakë, diplomat të huaj në Shqipëri përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, mjekë të Spitalit Onkologjik në Tiranë, paciente me kancer në gji, përfaqësuese të OJF dhe bizneseve të ndryshme. Temë e këtij mëngjesi ishte prezantimi nga YWCA of Albania i gjetjeve dhe rekomandimeve të nxjerra nga një Studim rreth Diskriminit në punësim të grave që vuajnë nga kanceri i gjirit. Përtej sëmundjes, dhimbjes, vuajtjes së individit të prekur nga kanceri i gjirit, dramës familjare, problematikë vijon të mbetet punësimi i këtyre grave pas tejkalimit të sëmundjes. Mbështetja sociale dhe punësimi I      tyre ishin çështje që kërkojnë politika të mirëfillta nga shteti dhe aplikimin e tyre edhe nga biznesi. Ky hap i rëndësishëm i YWCA of Albania do të vijojë me të tjera iniciativa gjatë kësaj fushate, që do të finalizohet me koncertin e bamirësisë që do të mbajë në Tiranë sorpanoja me famë botërore Ermonela Jaho, ku të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetje psiko-sociale për gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe familjet e tyre

Në këtë dekadë të punës së YWCA qindra gra e vajza në mbarë Shqipërinë dëgjuan për herë të parë t’u flitej hapur mbi faktorët që nxisin shfaqjen e kancerit të gjirit, rrugët e zbulimit të hershëm të tij, mënyrën e kryerjes së vetëkontrollit të gjirit, si dhe patën mundësinë për të kryer mamografinë e parë në jetën e tyre.



Vijimësia dhe serioziteti i punës së YWCA of Albania në këtë kauzë nuk ka lënë pa tërhequr edhe vëmendjen e individëve të shquar, ndër të cilët spikat emri i Ermonela Jahos, sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, e angazhuar tashmë si Ambasadore e YWCA of Albania në kauzën e luftës për parandalimin e kancerit të gjirit.

Fushata e sivjetme e titulluar Kauza e Fjongos Rozë ka nisur nga muaji mars dhe do të zhvillohet deri në tetor. Ajo ka nisur me transmetimin në mediat sociale dhe në ekranin e Top-Channel të videomesazhit të ambasadores së YWCA Ermonela Jaho ideuar enkas për këtë fushatë, për të vazhduar me botimin e një libërthi me informacione për pacientet me kancer në gji, mandej ishte takimi me gra politikane dhe biznesmene.

Përgjatë fushatës do të organizohen, gjithashtu, disa sesione informuese në qytete, si Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Berat, ku mjekë të specializuar do t’u japin informacion grave e vajzave mbi kancerin e gjirit dhe rrugët e parandalimit të tij, dhe do të shpërndahen kupona mamografie/ekografie.

Duke përdorur rrjetin e Sophie Caffe në Tiranë/ Durrës/Korcë and Vlorë do të mbledhim donacione nëpërmjet nismës Bli një filxhan për Fjongon Rozë.

Fushatë në median social, ku cdokush mund të shkruajë një vjershë apo një tregim, ose të përgatisë një video mesazh për kauzën tonë. YWCA do t’i promovojë dhe do t’i ndajë në faqen e saj të medias sociale

Në muajin tetor, në Tiranë do të ngrihen edhe disa pika informimi, ku vullnetarët e YWCA of Albania do t’u shpërndajnë qytetarëve fletëpalosje me informacion të dobishëm për këtë çështje.

Fushata e këtij viti do të përmbyllet në tetor, me organizimin e ecjes tradicionale ndërgjegjësuese kundër të kancerit të gjirit, dhe Koncertin e Bamirësisë nga soprano Ermonela Jaho’s për Kauzën e Fjongos Rozë. Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetje psiko-sociale për gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe familjet e tyre.

E gjithë fushata organizohet me mbështetjen e ABI Bank, Ambasadës Amerikane në Tiranë, Kompaninë Farmaceutike Hoffmann – La Roche LTD, Top- Media, Spitali Hygeia, AGNA Group, Sophie Caffe, Telekom Albania, Rauch, Fentimans, PeopleBar Bistro, etj. www.ywca-albania.al/ Facebook: YWCA of Albania/ Instagram: ywcaalbania.

Donika Godaj, drejtuese e YWCA of Albania


Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale


Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Erinda Ballanca, Avokate e Popullit; Klotilda Ferati, deputete

Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri

Previous ArticleNext Article