KreuStil Jetese

Lori Hoxha dhe Morena Taraku sapo përcaktuan ngjyrën e rrobabanjove të kësaj vere!

Kanë nisur pushimet e para në radhët vajzave të njohura VIP, përpara sezonit veror. Ato që kanë ndarë me ndjekësit në Instagram foto gjatë momenteve në bregdet kanë qenë Lori Hoxha dhe Morena Taraku. Ndonëse sytë dhe ëvmendja e publikut u përqëndrua te format e dy vajzave të njohura, ajo çfraë pikasëm ne të “Bordo” ishin rrobat e banjos së dy vajzave shumë të ndjekura në rrjetet sociale.

Lori dhe Morena kanë zgjedhur të dyja rrobabanjo trup dhe përpos kësaj e përbashkëta tjetër është ngjyra e tyre: nuanca të portokallisë.

Showgirl-i nga Kosova ka zgjedhur një ngjyrë më të ndezur-neon ndërsa Lori i nisi pushimet për këtë sezon me një model që do të jetë në modë këtë vit “Cutouts” në ngjyrë pjeshke më të ëmbël krahasur me atë të Morena Tarakut. Blogerja gjithashtu nuk është ndalur me kaq pasi siç na ka treguar edhe në një tjetër foto, rrobabanjot e tjera të zgjehdura nga ajo janë një palë ngjyrë mustardë në portokalli të ëmbël me një mëngë, po tendencë këtë vit.

Ajo çfarë është e sigurtë është fakti që dy influencueset që numërojnë mijëra ndjekës në Instagram godasin gjithmonë në shenjë me trendet, ndaj ja ku sapo jua sollëm një model ku mund të frymëzoheni për rrobabanjot e kësaj vere.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF