KreuCelebrity

Valbona Selimllari i vjen në ndihmë njerëzve në nevojë: “ Më pranë atyre që paragjykohen“!!

Ka qenë dhe mbetet një figurë mjaft e dashur për publikun shqiptar. Pervecse një bukuri që nuk njeh moshë, Vlabona Selimllari e ka treguar se edhe shpirtin e ka të bukur. Ish Miss Shqipëria ka nisur prej disa kohësh një emision të sajin tek “ Ora News“, I titulluar “ Më jep dorën“, dhe për këtë foli si e ftuar në emisionin “Tempora” . Përmes kësaj nisme, Valbona përpiqet t`I gjendet pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke i ofruar ndihma me ushqime e veshmbahtje, por edhe me banesë apo vend pune.

Progamet humanitare, ajo e ka treguar me kohë se hyjnë në të preferuarat  e saj. Përpjekjet e Valbonës fokusohen më shumë tek ata persona, që sic thotë, paragjykohen për dicka të cilën e vendosin ata vetë. Vlerësimi ka qenë I madh, edhe pse kjo iniciativë, sigurisht, ka edhe vështirësitë e veta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF