Ndjekësja i vë në dukje gabimin në Hollandë! Alketa Vejsiu i kthehet: “Nuk ta turpëroj unë Shqipërinë!

Alketa Vejsiu është gjendur përballë një komenti aspak pozitiv që një ndjekëse e saja i ka bërë në Instagram. Moderatorja ka publikuar një video duke këputur lule në mesin e një fushe me tulipanë të kuq në Amsterdam, e njëra nga ndjekëset i shkruan se në fakt aty është e ndaluar të këputen lule.

“O Alketa Vejsiu po më fal por e kupton ti që nuk lejohet të këpusësh lulet aty prandaj Hollanda do me heq vizat se ju s’keni turp. na turpëruat!!!”, shkruan komentuesja.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtueses së “Në kurthin e Piter Pan” e cila ka replikuar duke i thënë se ajo i ka këputur lulet dhe ka pasur leje për ta bërë këtë veprim.

“Ik o Nevila ha një çokollatë se kam marrë leje unë për foto dhe për këto lule. Për dy javë i korrin dhe i nxjerrin në shitje. Nuk ta turpëroj Shqipërinë unë jo…Mos ki merak”.

Por pavarësisht mesazhit përshëndetës që ajo ka dashur të japë për gjithë vajzat shqiptare edhe disa ndjekës të tjerë ia kanë vënë në dukje Alketës faktin se këputja e luleve në këtë kopësht tulipanësh është e ndaluar, gjithsesi Alketa është justifikuar duke thënë se ka marrë leje për ta bërë diçka të tillë.

 

Previous ArticleNext Article