KreuCelebrity

Nervozohet Ori Nebiaj: “ Ore, a janë në vete këta njerëz“??

Prezantuesja mjaft e këndshme e Wake Up-it I fitoi zemrat e publikut me sjelljen e saj të lirshme dhe buzëqeshjen që nuk i ndahet. Por edhe Ori Nebiaj nervozohet, e në rastin e fundit, mund ta dëshmojmë fare qartë se ka të drejtë!! Së fundi, ajo ishte ftuar së bashku me kolegun, Isli Islami në Pop Culture, ku I kthyen disa prej pyetjeve një përgjigje në formë shakaje.

 

 

Te shtunen ne @pop_culture_tch ne te dy dhe ? @dojnamema ☕️

A post shared by o r i • n e b i j a j (@ori_nebijaj) on

Kur Dojna Mema I kujtoi disa thashetheme portalesh për afërsinë e tyre, Isli ia ktheu me humor: “Bashkë jemi, se s’jemi veç!” . Edhe Ori ia `mbajti ison“, duke konfirmuar me të qeshur se “po, duhen”. Por ajo që ishte një shaka, u përcoll nga disa portale si e vërtetë, të cilën moderatoret dhe e kishin konfirmuar. Kjo e ka nervozuar Orin, që shkroi në Instagram: “Ore a është në vete ky milet?! Sot na martuar për një spot që njofton intervistën e cila jepet nesër! Po nesër çdo bëni pas intervistës? Apo do divorcohemi nesër?!”- shkruan ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF