Torta gallatë dhe një ditëlindje madhështore për gjyshen. Ija e Besit mbush 80 vjeç!

Ija tashmë është shndërruar në personazh të njohur dhe jo më kot pasi nipi i saj aktori i humorit Bes Kallaku e ka bërë nënën e tij të famshme si vetja. Në orët e para të mëgjesit të sotëm aktori ka publikuar video dhe imazhe nga festë gjigande surprizë që kishte organizuar  për 80 vjetorin e ditëlindjes së gjyshes së tij.

Një restorant i dekoruar enkas për të dhe një mur gjigand plot trëndafila rozë e lejla mbi të cilat shkruhej edhe urimi i ditëlindjes dhe mosha e saj, Ija e rrethuar nga më të dahsurit e zemrës nuk kishte sesi të mos lumturohej.

Por një detaj shumë i veçantë që u vu re nga festa madhështore ishte torta e ditëlindjes, që na duhet ta pranojmë s’mund t ëishte më e gjetur se kaq. Ajo ishte e realizuar në formë të tillë që t’i ngante një bahçeje të mbjellë me domate, kastraveca e perimet e tjera.

Në videot e publikuara nga aktori shfaqet edhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj teksa kërcen me gjyshe Ijen e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë lejla të ëmbël ndërsa për grim kishte zgjedhur një make up shumë natyral.

Nuk kishte si të mungonte edhe urimi i aktorit në llogarinë e tij në Instagram që i shkruan:

“Ija ime, shpirti im i bute, luledelet e mia, natyra ime, thjeshtesia ime, kripa e bukes time, Perendesha e femijerise time, urime 80 vjetorin. Te dua sa 100 diej. Lavdi Zotit te kemi n’form.”

Ndërkaq një ndër dhuratat që i ka bërë çifti gjyshes së njohur ka qenë edhe një varëse floriri që mban të shkruar emrin e saj të shoqëruar me një zemër.

Previous ArticleNext Article